DURRËS

Një atentat me armë zjarri ka tronditur sot opinionin publik shqiptar. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë prokurori i Durrësit Arjan Ndoji,i cili ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi në Mbikalimin e Shkozetit. Ndërsa, makina e prokurorit Ndoji ndodhet akoma në vendngjarje, drejtori i policisë Ardi Veliu ka inspektuar automjetin.

  • foto galeri
  • foto galeri

Siç shihet në pamje, Veliu inspekton makinën, ku dyshohet se kanë qenë 3 të plagosdurit, mes të cilëve edhe prokurori Arjan Ndoji.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb