Jo vetëm George, por në botë është edhe një tjetër royal baby, që ka bërë për vete zemrën e njerëzve.

Quhet Jigme Namgyel Wangchuck dhe është fëmija i parë i çiftit mbretëror të Bhutan, Jigme Khesar Namgyal Wangchuck dhe Jetsun Pema.

Për të festuar ditëlindjen e parë të bebit të tyre, të dy e kanë bërë të pozojë për herë të parë për kalendarin zyrtar të familjes.

Fotoja është bërë virale dhe i vogli Jugme është krahasuar menjëherë me princin George, një element më shumë për ata që e konsideronin çiftin ‘William dhe Kate e Orientit’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb