Tetë shqiptarë po përgatisnin një plan të madh arratisjeje nga burgu u Korfuzit.

Mediat greke bëjnë me dije se plani shqiptar u rrëzua pasi 4 ditë më parë u morën informata të fshehta se ata mbanin nëpër mure armë, shumica të imprivizuara, drogë (heroinë) si dhe celularë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Zv/ministri i Mbrojtjes Civile, Lefteris Ikonomou pas informacioneve urdhëroi pikërisht një operacion të fshehtë në dy seksione E dhe Z të burgut.
Shqiptarët në fjalë janë të dënuar për krime të rënda dhe nga operacioni iu sekuestruan në total 2 pistoleta me fishekë, 4 thika, 3 cigare hashash dhe 19 qeska plastike me 9 gramë kanabis secila, 9.1 gramë heroinë, 2 shufra druri për goditje, 2 celularë, kufje e armë të tjera të ftohta.

Por ndërkohë operacioni vijon, teksa mure të burgjeve do të çahen për të zbuluar se çfarë janë fshehur aty nga kriminelët. Sa i përket arratisjeve, s’është hera e parë që shqiptarët planifikojnë akte të tilla nga burgjet greke, ku rasti më i njohur është ai i Alket Rizait me helikopter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb