GREQI

Kapen dy ngarkesa me drogë në kufirin greko-shqiptar. Policia greke ka pikasur një mjet ne Eptahoriu, Kostur i cili nuk i ka ndaluar thirrjes së policisë, por ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur një mjet të patrullës.

Drejtuesi, shtetas shqiptar i identifikuar, braktisi mjetin dhe u largua me vrap ndërkohë që pasagjerja, një femër greke, u arrestua në flagrancë.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 74 pako me 76 kg 500 gram marijuanë. Pranë vendit të ngjarjes u gjet edhe një mjet tjetër, që rezultoi të ishte marrë me qira nga shtetasja greke me qëllim kontrollin e rrugës, por ishte braktisur për shkak të një defekti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë në Kozani është ndaluar një mjet që drejtohej nga një shtetas grek 50 vjeç dhe brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 6 çanta me 57 pako që përmbanin 88 kg 900 gram marijuanë. Nga policia u ndalua dhe një mjet i dytë që shërbente për kontrollin e rrugës ku u arrestuan një rumune 42 vjeçe dhe një grek 54 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: