Ndodh shpesh që shqiptarët të ankohen për gjendjen e vështirë financiare apo se nuk ka mundësi punësimi, por kur bëhet fjalë për qejfin dhe jetën e natës nuk kursehen aspak. Shumë të rinj ankohen se janë të papunë, por kafenetë dhe jeta e natës është plot gjallëri.

Nga një vëzhgim në “INtv” shifrat që shpenzohen në lokalet e natës në Tiranë janë marramendëse. Një tavolinë nis me 30 mijë lekë dhe arrin deri në 14 mijë euro.

Për një tavolinë në zonën VIP harxhohen mijëra euro vetëm për një natë, shumë kjo që për një familje mesatare shqiptare i duhen muaj t’i sigurojë. Shumat marramendëse të harxhuara për disa orë argëtim në lokale janë sa dyfishi i pagës minimale shqiptare.

Por shpenzimet e ‘çmenduara’ në lokalet nuk janë vetëm për kategorinë me të ardhura të larta, pasi edhe ata që nuk kanë mundësi financiare shprehen se nuk dalin nga lokali pa harxhuar të paktën 3 mijë lekë të reja.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb