Dy persona kanë mbetur të vrarë në Arabinë Saudite, pasi dyshohet se ishin pjesë e ekstremistëve të ISIS. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet vendase. “Daily Mail’ shkruan se Ministria e Brendshme theksoi se dy militantët kanë hapur zjarr ndaj policisë teksa ishin rrethuar në lagjen veriore të kryeqytetit Yasmeen.

Për pasojë ata kanë mbetur të vrarë. Sipas këtyre burimeve, ministria ka publikuar edhe foto të ekstremistëve, të cilët kishin veshjur xhaketa shpërthyese me eksploziv, të pajisur po ashtu me armë dhe municione.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre policia gjeti dhe materiale që prodhonin bomba. Në videon e publikuar në media shihet momenti kur një prej policëve vret dy militantët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb