LONDËR- Ky është momenti dramatik kur një 22-vjeçar shqiptar, emigrant ilegal është kapur nga policia londineze.

Sipas Daily Mail, i riu quhet Eduart Matranxhi dhe kishte udhëtuar drejt Anglisë në mënyrë ileagle. Ai është arrestuar teksa mendonte që do takonte në Sunderland, më 30 korrik, dy vajza të mitura, 14-vjeçare, Laura dhe Louise të cilat i kishte joshur virtualisht.

Me mendjen që do të takohej me to për seks, i riu ra pre e “gjuetarëve të pedofilisë”.

Themi këtë, pasi të riut i është ngritur kurth nga një rrjet i specializuar për të kapur pedofilët. Ai mendonte se po komunikonte realisht me dy vajza 14 vjeçare që ishin të gatshme të kryenin marrëdhënie seksuale me të, por ra në grackën e policëve, të cilët e arrestuan në vendin ku do takohej me vajzat.
43135EFA00000578-4771766-Picutred_Edwuart_Matranxhi_22_was_caught_by_paedophile_hunters_a-a-14_1502203535449

431360E700000578-4771766-Jailed_Matranxhi_has_been_sentenced_to_one_year_in_prison_and_ha-a-1_1502209952675
Ndonëse ka deklaruar që nuk ishte në dijeni të moshës së vajzës me të cilën po diskutonte, hetuesit kanë arritur të gjurmojnë mesazhet e tij me “vajzat e rreme”, ku shkruante: “Jeni të sigurta që doni të bëni seks, jeni vetëm 14 vjeç. Unë mund të futem në burg për këtë”.

Gjatë momentit të arrestimit i riu është mbajtur në dysheme me duart e ngritura lart, ndërsa policia ka arritur t’i gjejë në xhep dy kondomë.

Sipas avokatit të tij mbrojtës, i riu me të vërtetë ka hyrë ilegalisht në Britani, por ka pasur për qëllim të punojë, siç ka bërë deri në këtë kohë. Avokati ka deklaruar se është i parrezikshëm.

Pas provave të “gjuetarëve të pedofilisë” ai është dënuar me 12 muaj burg dhe rrezikon të ekstradohet.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb