Në Suedi, në Kista, janë vënë në punë autobusët e parë elektrik pa shofer.

Këto mjete, të mëdhenj sa një minibus, mund të transportojnë deri në 12 persona dhe kanë një shpejtësi deri në 20km/orë.
Minibusët janë me sensorë për të njohur pengesat në rrugë, ndërsa në bordin e tij është gjithmonë një shofer për të marrë kontrollin e mjetit nëse do të jetë e nevojshme.

Autobusët, të quajtur EZ10 lidhin qendrën tregtare të Kista dhe Voctoria Tower që ka një gjatësi 1.5 kilometra.

Mjetet janë realizuar falë kontributit të kompanisë Ericsson, IBM DHE Fujitsu. Për herë të parë është bërë edhe një eksperiment: Pasagjerët kanë qenë me sy të mbyllur dhe pa dijeni e tyre janë hipur në mjet. Menjëherë sapo kanë zbuluar se janë në një autobus pa shofer nuk kanë munguar reagimet e tyre.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb