Protesta të shumta janë organizuar sot në Francë kundër reformës së pensioneve të marrë nga qeveria e presidentit Macron.

Më shumë se 7.000 persona kanë dalë në rrugët e vendit për të kundërshtuar rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64-vjeç.

Mediat vendase raportojnë se autoritetet policore kanë vënë në pranga të paktën 120 persona, ndërsa zjarre të shumta janë ndezur në rrugët e vendit. Ndërkohë ka mbetur i plagosur një oficer policie.

Raportohet se policia ka reaguar për shpërndarjen e protestuesve me gaz lotësjellës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb