LAC – Përmbytjet e vazhdueshme gjatë ditës së sotme kanë shënuar  një viktimë në qytetin e Laçit. Burime nga policia bëjnë me dije se ka humbur jetën 48-vjeçari, K. Menga.  Trupi i pajetë është gjetur nga policia rreth 300 metra nga vendi i quajtur “Kodra e Bushit” në Laç, në një kanal. 48-vjeçari banues në Laç, ishte duke mbrojtur biznesin e tij.

Kol Menga punonte prej disa vitesh në tregun e Laçit duke treguar rroba të përdorura. Mbrëmjen e djeshme, pasi filluan reshjet e dendura të shiut dhe rreziku ishte tepër i madh, që prurjet e përroit të përfshinin edhe biznesin e tij të vogël, 48-vjecari shkoi për të zhvendosur mallin.

Gjatë tentativës për të hequr mallin, 48-vjeçari është përpirë nga dallgët e përroit që kalon përmes qytetit.

Gjatë tentativës për të hequr mallin, 48-vjeçari është përpirë nga dallgët e përroit që kalon përmes qytetit.

Viktima e parë e përmbytjeve në Laç, 48-vjeçari, Kol Menga
Viktima e parë e përmbytjeve në Laç, 48-vjeçari, Kol Menga

Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës së qytetit pasi dalja e përroit nga shtrati ka rrezikuar edhe kalimtarët. Nga kryerja e veprimeve hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale si pasojë e mbytjes në ujë.

lac-permbytjet
Sakaq, nuk është hera e parë që Laçi përballet me situata të tilla. Në nëntor të 2014-s, babë e bijë humbën jetën pasi i mori rrjedha e ujit që u krijua nga shirat.

Në këtë situatë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut, në Laç, janë angazhuar forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me grupe të FNSH-së Shkodër me qëllim ndihmën në evakuimin e banorëve si dhe në çdo rast tjetër në nevojë.

lac permbytjet 4

Ndërkohë që në Kurbin situata nga përmbytjet vijon të jetë problematike. Sipas raportimeve nga terreni, 50 banesa janë përmbytur në laç. Ndërkaq në Milot janë evakuuar 6 familje të rrezikuara nga përmbytjet.
Po ashtu bëhet e ditur se dhjetërsa hekratë sipërfaqe toke janë nën ujë. Reshjet kanë vijuar gjatë gjithë natës dhe në orët e para të ditës së sotme.

(m.k/fl.na/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: