SARANDË- Një 47-vjeçar nga Saranda ka denoncuar në polici fqinjën, të cilën e akuzon se i ka hedhur ujë në oxhakun e picerisë duke i prishur punë dhe shkaktuar dëme materiale.

Policia njofton se shtetasi me iniciale A.Q., 47 vjeç, banues në Sarandë ka bërë kallëzim se, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasja V.B. 49 vjeçe, i ka hedhur ujë tek oxhaku i picerisë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Sarandë, për vlerësim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: