Ivan Rakitiç ka zbuluar një prapaskenë të veçantë për “yllin” argjentinas Lionel Messi. Mesfushori i Barcelonës në një intervistë për të përditshmen kroate “Novi List” ka treguar “çmendurinë” e 5-së herë fituesit të topit të artë për të mbrojtur privatësinë.

Fqinji që ndodhet afër rezidencës “Castelldefels” e mërziste shumë Messi-n pasi shpesh i prishte qetësinë dhe privatësinë. I gjendur në këtë situatë, argjentinasi ka menduar t’i blejë shtëpinë, duke e shmangur njëherë e mirë këtë situatë të cilën nuk e pëlqente aspak.

Rakitiç: . “Njerëzit mendojnë se jeta e futbollistëve është gjithnjë e zhurmshme me festa të shpeshta. Por nuk është kështu.

Për shembull, Suarez më ftoi familjarisht në festën e ditëlindjes së tij. Blemë dhuratat dhe kaluam një nate festive të qetë”, tha kroati për Suarez, uruguaianin që nuk dihet nëse ka fqinj afër apo jo.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb