Franca ka vendosur të mirëpresë një total prej 500 të miturish migrantë, që i mbijetuan zjarrit që shkatërroi kohët e fundit kampin Moria në ishullin grek të Lesbos, njoftoi sot në mbrëmje sekretari francez i Shtetit për Çeshtjet europiane, Clément Beaune.

“Franca tashmë ka bërë një angazhim specifik për pritjen e 350 të miturve dhe do të bëjmë edhe një angazhim shtesë prej rreth 150 të tjerësh”, deklaroi ai në radion RTL.

“Që nga fillimi i vitit, në solidaritet me Greqinë, Franca do të mirëpresë 1 000 persona, gjysma e tyre të mitur dhe familje në vështirësi”, shtoi sekretari.

Zjarri në kampin e mbipopulluar Moria, dy javë më parë, la rreth 12 000 migrantë të pastrehë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb