Ministri i Forcave të Armatosura franceze konfirmon dërgimin e mjeteve të blinduara në Ukrainë. “Franca do të dërgojë një numër të konsiderueshëm mjetesh të blinduara në Ukrainë”, ka bërë me dije Sebastien Lecornu.

Në një intervistë të dhënë për Le Parisien, ministri francez është shprehur se mjetet e blinduara janë të nevojshme që ushtria ukrainase të lëvizë shpejt dhe e sigurt nën zjarrin e armikut.

Kjo nuk është hera e parë që Franca i vjen në ndihmë Ukrainës me armë e municione, kujtojmë kështu vendosjen e gjashtë raketave me rreze të gjatë CAESAR në Ukrainë. Këto sisteme 155 mm, të përshtatura për kamionë, kanë një rreze veprimi deri në dyzet kilometra, në varësi të municionit.

Lecornu tha se furnizimi me armë në Ukrainë nuk do të thotë se Franca “po bën luftë kundër Rusisë”, pasi “Franca është mike e aleatëve të saj, por nuk është skllav”.

Presidenti francez ka thënë më parë se Parisi është i gatshëm të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën për t’i mundësuar “ushtarëve ukrainas të mbrohen në mënyrë më efektive”.

“Furnizimi me armë, përfshirë ato të rënda, është bërë një nga temat kryesore të bisedimeve mes liderëve francezë dhe ukrainas më 9 qershor”, shkruan BB- CNTV.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb