Franca dhe Polonia kanë rivendosur bllokime të pjesshme ndërsa të dyja vendet luftojnë me një rritje të mprehtë të infeksioneve me COVID-19 në javët e fundit.

Sipas BBC, rreth 21 milionë njerëz në 16 zona të Francës, përfshirë kryeqytetin Paris, janë prekur si rrjedhojë e masave, derisa vendi ka frikë nga një valë e tretë e coronavirusit.

Në Poloni janë mbyllur për tre javë dyqanet jo-thelbësore, hotelet, objektet kulturore si dhe sportive.

Vendi ka normat më të larta ditore të rasteve që nga muaji nëntor.
Përveç në Francë dhe Poloni, rastet me COVID-19 po rriten në mënyrë eksponenciale edhe në Gjermani, derisa kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëron se ka gjasa që vendi do të duhet të zbatojë “një frenim emergjence”, dhe të vendosë përsëri masa bllokimi.

Shpërndarja e vaksinave përreth Bashkimit Evropian është vështirësuar nga dërgesat e vonuara, si dhe pezullimi në disa vende i përdorimit të vaksinës Oksford-AstraZeneca, për shkak të frikës nga efektet anësore të mundshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb