Asambleja kombëtare franceze miratoi dje një rritje të kontributit të Francës në buxhetin e Bashkimit Europian (BE) 2019. Pas tre orësh debat në Parlament, deputetët pranuan të rrisin kontributin francez në 21,5 miliadë euro nga 20,6 miliardë që ishte në 2018.

“Kjo rritje e kontributit francez shpjegohet kryesisht nga një rritje e nevojës për të financuar veprimin e jashtëm dhe Politikën Bujqësore të Përbashkët të BE-së , që janë priroitete edhe të Francës”, theksoi ministrja franceze e Punëve Evropiane, Nathalie Loiseau.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb