Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus.

“Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde.

Ai u shpreh se lufta në Ukrainë ka ekspozuar të vërtetën për Rusinë.

“Ata që nuk donin të shihnin se shteti i Putinit kishte prirje imperialiste, duhet të përballen me faktet: në Rusi, demonët e shekujve 19 dhe 20 janë rindezur: nacionalizmi, kolonializmi dhe një totalitarizëm Por lufta në Ukrainë ka zbuluar edhe të vërtetën për Evropën. Shumë liderë evropianë që ishin joshur nga Vladimir Putin. Sot janë në shok.

Kthimi i imperializmit rus nuk duhet të na habisë. Evropa e gjeti veten në situatën aktuale sepse refuzoi të dëgjonte zërin e së vërtetës. Ky zë është dëgjuar prej shumë vitesh nga Polonia.

Ky injorim i zërit polak është një ilustrim i problemit më të madh me të cilin përballet sot Bashkimi Evropian (BE). Brenda saj, barazia e shteteve individuale ka karakter deklarativ. Praktika politike tregon se zëri gjerman dhe francez janë të një rëndësie të madhe. Prandaj kemi të bëjmë me një demokraci formale dhe një oligarki de facto në të cilën pushtetin e mbajnë më të fortët”, tha ai.

Kryeministri polak shtoi se mekanizmi i sigurisë që mbron BE-në nga tirania e shumicës është parimi i unanimitet. 

“Mund të jetë zhgënjyese të kërkosh një kompromis midis njëzet e shtatë vendeve që kaq shpesh kanë interesa konfliktuale, dhe vetë kompromisi mund të mos i kënaqë të gjithë njëqind për qind. Megjithatë, kjo siguron që çdo zë të dëgjohet dhe që zgjidhja e miratuar të përmbushë pritshmëritë minimale të çdo shteti anëtar.

Nëse dikush sugjeron që BE-ja të varet edhe më shumë se më parë nga vendimet gjermane – që do të ishte e barabartë me heqjen e rregullit të unanimitetit – mjafton të bëjmë një analizë të shkurtër retrospektive të këtyre vendimeve për të parë se cilat do të ishin pasojat e kësaj zgjedhjeje. Nëse në vitet e fundit Evropa do të kishte vepruar gjithmonë ashtu siç dëshironte Gjermania, a do të ishte situata jonë më e mirë apo më e keqe sot?

Nëse e gjithë Europa do të kishte ndjekur votën gjermane, jo vetëm Nord Stream 1, por edhe Nord Stream 2 do të kishte nisur shumë muaj më parë. Mbështetja e BE nga gazi rus, të cilin Putin e përdor si një mjet shantazhi kundër të gjithë kontinentit, do të ishte pothuajse e pakthyeshme”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb