Franca hap sot baret, restorantet, dyqanet pas 6 muajsh mbyllje dhe presidenti Emmanuel Macron, i cili ishte fokusuar për datën e sotme të hapjes, pavarësisht shumë ekspertëve që ishin pesimist, ka përshëndetur francezët nga tavolina e një bari pranë Elizes, ku ka pirë një kafe së bashku me kryeministrin Jean Castex.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përpara telekamerave, Macron ka ftuar francezët ‘të vazhdojnë të jenë të duruar dhe të qëndrojnë të bashkuar kundër Covid’.

Shifrat po shkojnë në drejtimin e duhur-ka shtuar presidenti-Kemi bërë disa zgjedhje, nuk kemi vënë bast, kjo do të thotë të qeverisësh’, ka thënë Macron duke i dhënë përgjigje në një fare mënyrë skeptikëve për datën e hapjes së restoranteve bareve dhe dyqaneve në Francë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb