Franca e Italia i janë bashkuar shteteve të cilat kanë ndaluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca.
Vendimi i Francës është i ngjashëm me atë të Gjermanisë, për të pezulluar përdorimin e vaksinës si masë paraprake.
Po ashtu dhe Italia e kishte paralajmëruar një vendim të tillë, pasi më 12 mars autoriteti ”Aifa” e kërkoi diçka të tillë.
Në Francë ka qenë Presidenti francez, Emmanuel Macron që e ka bërë të ditur lajmin. Franca bëhet shteti i radhës pas Gjermanisë, , Irlandës, Islandës, Norvegjisë, Danimarkës, Bullgarisë dhe Rumanisë që ndalon vaksinën AstraZeneca e cila dyshohet se shkakton mpiksje gjaku në trup që çon deri në fatalitet.
Tashmë gjithë shtetet e sipërpërmendura presin një rivlerësim nga EMA për vaksinën AstraZeneca, duke qenë se ishte Agjencia Europiane që e lejoi përdorimin e saj.
(BalkanWeb)