Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire kritikoi sot ashpër ngadalësimin nga disa vende, përfshirë Gjermaninë, të ratifikimit të fondin europian të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh, një hap i domosdoshëm për të zhbllokuar fondet e BE-së.

“Pashë se kalorësia amerikane mbërriti në kohë, paratë janë tashmë atje, në SHBA”, tha Le Maire për CNEws.

“Unë do të doja që edhe kalorësia europiane të mbërrinte në kohë”, shtoi ai.

Le Maire shprehu shqetësimin se “masa mbi fondet vetjake, ajo që lejon lirimin e fondeve europiane, nuk është ratifikuar ende nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian”.

Ministri francez kritikoi, në veçanti, shtetet si Gjermania, që vendosin afate shtesë, një referencë ndaj ankimit në Gjykatën Kushtetuese Gjermane.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb