TIRANË

Nuk ka azil për Shqiptarët në Evropë. Gjatë 24 orëve të fundit janë riatdhesuar 50 shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e lëvizjes “Shengen”  dhe u është mohuar azili në Francë.

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda tha se shqiptarët nuk kanë asnjë shans të përfitojnë azil në Francë, duke shtuar se një tentativë e tillë është tërësisht e gabuar.

“Ministria e Brendshme e Shqipërisë është duke komunikuar me Ministritë homologe të vendeve si Franca apo vende të tjera, për të rishikuar procedurat e dhënies së azilit në këto vende, me qëllim shkurtimin e kohës së procedurave, por edhe mënyrën se si do të trajtohen shtetasit shqiptarë, që vijnë nga një vend i sigurt.

Kështu që udhëtimi në këto vende me qëllimin për të kërkuar azil, jo vetëm që është një kosto e madhe për qytetarët shqiptarë, por është një hap i gabuar, është një hap që kushton dhe jo vetëm shpenzon, por do t’i kufizojë këta shtetas edhe në udhëtime të tjera drejt vendeve të BE-së.Unë dëshiroj të kujtoj që Shqipëria është një vend i sigurt, pra është në listën e vendeve të sigurta dhe qytetarët shqiptarë nuk mund të përfitojnë azil në vendet e BE-së”, ka theksuar Voda.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb