Lionel Messi mund të debutojë këtë fundjavë me PSG. Trajneri argjentinas, Muricio Pochettino ka njoftuar se Messi mund ti bashkohet skuadrës në transfertën e ardhshme në Reims.

Pritet të shihet nëse Messi do të luajë ose jo teksa PSG kryeson kampionatin pas tre fitoreve në po kaq ndeshje.

Parizienët e kanë nisur mirë sezonin ndërsa të paktën në Francë pritet të mos kenë konkurrencë teksa fitojnë në fushë edhe pa Messin e Neymarin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb