Në ndeshjen e nesërme Franca do të ketë një tifoz special. Presidenti francez Emmanuel Macron do të jetë në Doha për të mbështetur kombëtaren e vendit të tij, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës ndaj Marokut.

Lajmin e konfirmoi vetë kreu i shtetit. Macron kishte deklaruar se do të udhëtonte për në Botëror nëse Franca do të shkonte në gjysmëfinale dhe finale. Kjo vizitë ka sjellë polemika nga opozita, për shkak të kushteve të vështira të punës dhe kritikat e ngritura për shfrytëzimin e emigrantëve në Katar.

Macron sqaroi se bëhet fjalë për një vizitë disaorëshe për të mbështetur skuadrën dhe jo për të bërë politikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb