Së pari kërkesa e tifozëve francezë për të riluajtur finalen e Kupës së Botës, tani përgjigja argjentinase. Zinxhiri shkak-pasojë mes dy finalistëve të “Katar 2022” vijon me peticionet online.

Propozimi transalpin arriti në 200.000 nënshkrime për ta riluajtur finalen e Botërorit, duke shkaktuar një përgjigje të menjëhershme nga amerikano-jugorët. Një tifoz i Albiceleste ka nisur një kundërpeticion, duke e titulluar: “France stop crying”.

Një ftesë publike për të “ndaluar së qari”. Në pak orë, peticioni arriti mbi 50 mijë firma dhe krijuesi i tij, Valentin Gomez, shpjegoi për mikrofonat e “Rmc” arsyet e lëvizjes së tij:

“Që kur fituam finalen e Kupës së Botës, francezët nuk kanë pushuar kurrë së qari, duke u ankuar dhe jo. Duhet ta pranojnë fitoren tonë. Ky peticion synon t’iu japë fund këtyre thirrjeve dhe të sigurojë që në Francë të pranojnë se Messi është lojtari më i mirë në histori, me Mbappe si djalin e tij”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb