Në një përpjekje për të shtuar më shumë shpejtësi dhe ngulmim për ekipin e tij, trajneri i Francës Didier Deschamps mund të bëjë ndryshime taktike për ndeshjen e Kampionatit Evropian kundër Shqipërisë.

Franca ishte e ngadaltë për pjesën më të madhe te ndeshjes ndaj Rumanisë dhe mezi e mori veten gjatë pjesës së dytë, kur Deschamps zëvendësoi mesfushorin Paul Pogba dhe Antoine Griezmann me Kingsley Coman dhe Anthony Martial.

Deschamps mund të lërë pushim Pogban dhe Griezmann kundër Shqipërisë dhe të zëvëndësojë teknikën e tij të preferuar 4-3-3 për një 4-2-3-1 që është më dinamike, me Martial dhe Koman duke mbështetur sulmuesin Olivier Giroud. Mesfushori ofensiv Dimitri Payet pastaj mund të zhvendoset nga e majta pas Giroud.

Kundër një Shqipërie që ka të ngjarë të te mbrohet dhe të kundërsulmojë, formimi 4-3-2-1 duket kërcënuese për shkak se ajo lejon që Franca të luajë me një qasje më të drejtpërdrejtë. Ajo gjithashtu lejon Payet të gjejë pozicionet qendrore për të zhbllokuar Shqipërinë me anë të topa për të Giroud shkruajnë mediat britanike.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: