PARIS – 24-vjeçari nga Mali i Afrikës, Lassana Bathily, i cili shpëtoi 6 pengje në një supermarket në Paris, do të marrë nënshtetësinë franceze me një ceremoni të posaçme në shenjë respekti nga populli francez për trimërinë e tij. Lajmin e ka bërë të ditur sot për mediat, Ministria e Brendshme e Francës.

Bathily ka hyrë në Francë në vitin 2006 dhe në korrik të vitit 2014, ka aplikuar për nënshtetësinë franceze.

Pas aktit të tij tejet të vlerësuar, 200 mijë francezë, me anë të një peticioni të firmosur prej tyre, kërkuan që heroit mysliman t’i jepej nënshtetësia franceze si dhe dekorata më e lartë e shtetit.

Organizata Change.org i bëri apel, Presidentit Francois Hollande që të vlerësonte z.Bathily, myslimanin me origjinë nga Mali i Afrikës, i cili arriti të fshihte në dhomën frigoriferike, 6 nga 19 pengjet e supermarketit “Hyper Cacher” për të mos lejuar që ata të vriteshin nga terroristi Coulibaly, pak pas masakrës në gazetën satirike “Charlie Hebdo”. Katër prej pengjeve megjithatë, u vranë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb