Franca nuk po gjen qetësi, tifozët po shndërrohen në makth teksa ngjarjet e dhunshme po shoqërojnë thuajse çdo javë të Ligue 1. E fundit ishte sfida e ndërprerë ndërmjet Lyon dhe Marseja, një ndeshje që zgjati vetëm 5 minuta pasi Dimitri Payet i godit nga një shije uji gjatë momentin kur po ekzekutonte një goditje këndi. Pas konsultave që pati me dy kapitenët, arbitri i ndeshjes vendosi të ndërpresë këtë sfidë.

Payet edhe më herët kishte rënë pre e një situatë të tillë kur u godit po me një shishe uji gjatë ndeshjes me Nice. Sipas mediave franceze, tifozi i Lyon i cili goditje Payet është identifikuar dhe arrestuar nga autoritet lokale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: