Anglia mund të ketë mbështetjen e WAGs në Kupën e Botës, por për yllin francez Kylian Mbappé, është pak më ndryshe.

Femrat kryesore në jetën e tij janë të dyja në Katar për ta mbështetur atë ndërsa Franca përpiqet të fitojë trofeun për herë të dytë radhazi, megjithëse asnjëra nuk bie në kategorinë WAG. Ata janë Fayza Lamari, 48 vjeç, nëna e tij dhe Delphine Verheyden, 50, avokatja e tij.

Mes tyre, ato menaxhojnë karrierën e Mbappé, 23 vjeç, negociojnë kontratat e tij dhe i mundësojnë atij të heqë dorë nga nevoja për një agjent.

Të dashurat e Mbappé rrallëherë i shikojmë në publik. Ai ka qenë i lidhur me modelet franceze, duke përfshirë ish-Miss France Alicia Aylies, një yll i Playboy, Ines Rau dhe Emma Smet, mbesa e Johnny Hallyday, rokerit të ndjerë francez si dhe modeles belge Rose Bertram. Por është nëna dhe avokatja e tij që mbeten prezenca e vazhdueshme femërore në jetën e tij.

Ajo u përplas me babanë e Mbappe, Wilfrid, kur Franca u eliminua nga Europiani nga Zvicra vitin e kaluar. Mediat franceze raportuan se ai i kishte thënë se djali i tij ishte një “kokë të madhe” dhe duhej t’i hiqte ato menaxhere, pasi sipas tij ai nuk kishte nevojë. Wilfrid Mbappé, 52 vjeç, i cili është ndarë nga nëna e lojtarit, nuk ishte i kënaqur me këtë situatë, thanë gazetarët.

(Thetimes/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb