Franca shprehu të enjten shqetësimin e saj nël lidhje me veprimin e SHBAs-së për të vendosur sanksione ndaj ministrit të Jashtëm të Iranit dhe tha se së bashku me Britaninë dhe Gjermaninë nuk pajtohej me vendimin.

“Ne konsiderojmë që të gjitha kanalet diplomatike duhet të qëndrojnë të hapura, veçanërisht kur bëhet fjalë për një situatë të tensionuar,” tha ministria e Jashtme franceze.

Shtetet e Bashkuara, të mërkurën sanksionuan Ministrin e Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, një figurë kryesor në marrëveshjen bërthamore.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb