PARIS

Franca ka përshëndetur të ashtuquajturin “Plani i paqes për Lindjen e Mesme” të propozuar nga SHBA, duke thënë se Parisi do të vazhdojë të punojë drejt një “zgjidhjeje me dy shtete” midis Palestinës dhe Izraelit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Francës në një deklaratë tha se vendi do të analizojë me vëmendje planin e paqes, të paraqitur nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

“Franca është e bindur se zgjidhja me dy shtete, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parametrat e rënë dakord ndërkombëtarisht, është e nevojshme për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, thuhet më tej.

Ministria shtoi se “Parisi do të mbetet vigjilent për të siguruar që aspiratat e ligjshme të izraelitëve dhe palestinezëve të respektohen dhe të merren parasysh”.

Trump dje në Shtëpinë e Bardhë shpalosi të ashtuquajturën “Marrëveshja e Shekullit”, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ndërsa autoritetet palestineze nuk ishin të pranishëm.

Gjatë konferencës për media, Trump e përmendi Kudsin si “kryeqytetin e pandarë të Izraelit”. Disa grupe dhe vende, përfshirë Palestinën dhe Turqinë, kanë dënuar të ashtuquajturin plan të paqes.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb