Franca pezulloi bashkëpunimin ushtarak dhe ndihmën e saj me Republikën e Afrikës Qendrore (RAQ) me arsyen se është partnere në fushatën e zhvilluar në vend kundër Francës.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se qeveria e Bangui-t nuk ka mbajtur premtimin e saj në lidhje me qëndrimin kundër Francës e cila shumë herë politikisht ka qenë objektiv i opozitës dhe fushatës së madhe të dezinformimit në vend.

“Rusia nuk mund të fajësohet, por Republika e Afrikës Qendrore (RAQ) është një partnere në këtë fushatë”, thuhet në deklaratën në të cilën vihet në dukje se janë tërhequr 5 punonjës francezë të ndihmës ushtarake që ndodhen në Ministrinë e Mbrojtjes së Republika e Afrikës Qendrore dhe se është pezulluar ndihma ushtarake për ushtarët e RAQ në Gabon.

Do të vazhdohet të ofrohet mbështetja për misionet ushtarake të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) në vend, theksohet në deklaratë, ku më tej thuhet se është pezulluar deri në një urdhër të dytë edhe ndihma buxhetore prej 10 milionë euro e kryer ndaj RAQ.

Më tej theksohet se do të vazhdojnë projektet e ndihmës humanitare prej rreth 6 milionë euro që ndikojnë drejtpërdrejtë popullin e RAQ.

Në ngjarjet e dhunshme që shpërthyen në vitin 2012 në vend, Franca ndërhyri me operacionin Sangaris në vitin 2013-2016.

Franca e cila u përjashtua nga embargo e armëve të OKB-së kundrejt RAQ, i dërgoi Forcave të Armatosura të RAQ (FACA) 1.400 pushkë sulmi. Ndërsa disa muaj më vonë, Rusia hyri në këtë hapësirë që hapi Franca dhe kreu ndaj FACA ndihmë për armë dhe dërgoi në vend një numër të madh të personelit trajnues ushtarak.

Franca pretendon se ushtarët që Rusia i dërgoi RAQ janë paramilitarë të lidhur me forcat ushtarake mercenare ruse të Grupit Wagner, ndërsa Moska e mohon këtë pretendim.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb