FRANCA

Si shumë vende europiane, edhe Franca po sheh një përmirësim të ndjeshëm në luftën ndaj COVID-19. Prej 7 ditësh Franca shënon më pak se 100 viktima, dje kishte 66.

Rreth 29 mijë viktima janë në total në Francë teksa mbetet e katërta në botë sa i përket këtij bilanci. Por Franca tashmë ngelet në ritmet e Italisë dhe Spanjës të cilat gjithashtu shënojnë prej ditësh më pak se 100 viktima.

Më problematikja ngelet Britania e cila gjithashtu po sheh rezultate por më vonë se pjesa tjetër e Euorpës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb