Bëri gjithçka që të ishte në dispozicion të Francës, madje mbylli përpara kohë vitin me Real Madrid, por fati i keq e përndoqi Karim Benzema edhe në Katar.

“Topi i Artë”, sapo ishte rikuperuar, kishte nisur të stërvitej me pjesën tjetër të ekipit, por një dëmtim në kofshën e majtë ka bërë që sulmuesi i “gjelave” të humbas Botërorin ende pa nisur, një goditje shumë e fortë për Deschamps që sheh të humbas një tjetër sulmues pas Nkunku:

“Jam me të vërtetë i trishtuar për Benzema. Ky Botëror ishte objektivi i tij më i madh. Pavarësisht kësaj goditje të rëndë kam besim në grupin tim. Do të bëjmë gjithçka për të nderuar kombin tonë”, u shpreh Deschamps. Në këtë Botëror, Deschamps është i detyruar të bëj edhe pa shërbimet e N’Golo Kane, Pogba, Kimpembe dhe portieri Mike Maignan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb