FRANCE

Për të tretën ditë radhazi Franca ka regjistruar mbi 1.300 raste të reja të koronavirusit, një fenomen ky që shtypi francez e ka quajtur “efekti i pushimeve”.
Në 24 orët e fundit janë zbuluar , 15 vatra të reja infektimesh për një total 157 të tilla në mbarë vendin.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë 21% e vatrave të infektimit janë shkaktuar nga ribashkimi i familjeve për festa dhe pushime, nga “tubimet publike ose private” siç janë dasmat.

Ndërkohë edhe në Gjermani është rritur numri i rasteve të reja ku në 24 orë janë regjistruar 955 të infektuar. Në total numri i rasteve ka shkuar në 209.653 persona nga të cilët kanë vdekur 9.148.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: