Franca ka vendosur të zhbllokojë ngërçin në kufi duke hapur ‘portat’ me Britaninë e Madhe pasi i mbylli në befasi menjëherë prej variantit të ri të COVID-19 të shfaqur në ishull.

Kufiri hapet të mërkurën dhe do të lejohen të kalojnë të gjithë qytetarët e BE, me një test negativ të COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë.

Po ashtu do të lejohen të kalojnë edhe britanikë apo qytetarë nga vendet e treta jo pjesë e BE, të cilët kanë test negativ me vete që janë rezidentë në Francë apo BE mund të hyjnë ose kalojnë tranzit.

Ky vendim do të jetë në fuqi deri më 6 janar teksa Franca bëhet shteti i parë në listën e mbi 50 të tillave që mbyllën kufijtë me Britaninë e Madhe nga alarmi i variantit të ri ndaj COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb