FRANCA

Franca ka shënuar një rënie të ndjeshme të numrit të viktimave nga COVID-19 teksa sot ka regjistruar 392.

Tashmë numri total shkon në mbi 19 mijë viktima por ajo çfarë bie në sy është se për 5 ditë radhazi sistemi shëndetësor francez po ç’lirohet nga stresi pasi numri i të shtruarve në spital është në rënie.

Një tjetër lajm i mirë është se për 11- ditë rresht numri i pacientëve me COVID-19 në terapi intensive ka pësuar rënie. Franca ka në këtë terap 5 mijë e 744, po aq sa në 30 mars.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb