Franca është bërë vendi i parë në Evropë që ka dy milionë raste të konfirmuara të koronavirusit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins dhe agjencisë kombëtare shëndetësore franceze.

Në një deklaratë të martën në mbrëmje, drejtori i agjencisë shëndetësore të Francës, Jerome Salomon konfirmoi se numri kumulativ i rasteve të coronavirusit tani qëndron në të paktën 2,036,755, raporton CNN.

“Qoftë në qytete apo në zona rurale, të gjitha rajonet, të gjitha departamentet metropolitane, janë prekur”, tha Salomon.

“Kjo valë e dytë, me të cilën po përballemi të gjithë, është masive, vdekjeprurëse dhe po lodh të gjithë kujdestarët tanë dhe sistemin tonë shëndetësor në tërësi”, shtoi ai.

Sipas të dhënave më të fundit nga agjencia kombëtare e shëndetit, një total prej 33,139 pacientësh me coronavirus janë aktualisht në spital – më pak nga 327 që nga e hëna – me 4,838 nga ata në kujdes intensiv.

Ndryshe, 1,219 pacientë kanë vdekur që nga e hëna, shtoi agjencia shëndetësore kombëtare, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 46,273.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb