Ministri i Francës për Europën Clément Beaune, u shpreh i bindur se Ukraina do të jetë pjesë e Bashkimit Europian, megjithëse kjo do të marrë kohë.

“Ne e dimë se kjo kërkon kohë dhe në këtë situatë ne nuk mund t’ja lejojmë vetes që të presim. Ne duhet të ushqejmë shpresën europiane”, ka thënë ai.

Kujtojmë se në fillim të kësaj jave tha se mund të duheshin 15 deri në 20 vite që Ukraina të anëtarësohej në BE.

Ndërsa në fillim të këtij muaji presidenti i Francës Emmanuel Macron sugjeroi krijimin e një bashkësie të re politike europiane që do të krijonte një strukturë të re e cila do të lejonte bashkëpunim më të ngushtë me vendet që kërkojnë anëtarësimin në BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: