Franca U-21 shënoi fitoren e dytë, edhe në ndeshjen e dytë në grupin C, me shifrat 1-0 përballë Kroacisë.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e San Marinos, ndeshja përfundoi me shifrat minimale 1-0, dhe goli i vetëm u shënua që në minutën e 8-të, nga Musa Dembele.

Më pas, ndeshja ishte e qetë, me jo shumë raste shënimi, dhe në fund, Franca mori 3 pikë të tjera, dhe tani e sheh veten me 6 pikë, në vendin e dytë në grup. Ndërkohë që Kroacia, mbetet e fundit, bashkë me Anglinë, të dyja nga 0 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: