Franca ka në plan të vazhdojë vaksinimet kundër Covid-19 me vaksinën e prodhuar nga Johnson & Johnson, pavarësisht raporteve të efekteve anësore të trombozës së rrallë.

“Siç është planifikuar, do të vaksinohen personat më të vjetër se 55 vjeç”, tha zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal, pas një takimi të Kabinetit.

“Një dërgesë e parë me rreth 200 000 doza vaksine tashmë ka mbërritur në vend”, tha ai.

Attal tha, gjithashtu, se qeveria po vazhdon vaksinimin me AstraZeneca.

Kompania farmaceutike amerikane Johnson & Johnson njoftoi të martën vonesën e fillimit të shpërndarjes së vaksinës së saj në Europë.

Ajo theksoi se po punon me ekspertët dhe autoritetet shëndetësore për të hetuar rastet trombozës.

Franca, me një popullsi prej rreth 67 milionë banorë, është prekur rëndë nga pandemia dhe gati 100 000 persona kanë vdekur.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb