Supermarketet në Francë do të gjobiten nëse do të hedhin në plehra ushqimin që nuk është shitur. Atyre do t’u kërkohet ta dhurojnë atë për të varfrit, në jetimore ose në bankat e ushqimeve.

Ky ligj u votua nga senati francez këtë të enjte dhe është mirëpritur me mirënjohje dhe tone gëzimi nga shoqëria civile.

Nisma përfshin vetëm supermarketet e mëdha që kanë më shumë se 400 artikuj ushqimor. Nëse këto subjekte shkelin ligjin do të paguajnë 3750 euro, thotë “The Independent”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: