Nga fillimi i epidemisë janë 21.856 persona që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Francë.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 516 persona në spitale, shtëpitë e të moshuarve dhe Intitute të personave me aftësi të kufizuara.

Sipas shifrave të bëra publike nga qendra kombëtare e shëndetit, numri i të shtruarve në spital ka zbritur me 522 dhe tani numri është 29219.

Në repartin e reaminacionit janë 165 më pak se dje, 5503 gjithsej.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb