Të paktën tetë persona u plagosën në një shpërthim në lokacionin e prodhuesit të eksplozivëve ushtarakë Eurenco në Bergerac të Francës jugperëndimore, thanë autoritetet.

Prefektura Dordogne në një deklaratë tha se një zjarr filloi pas disa shpërthimeve që ndodhën pasdite dhe i gjithë personeli u evakuua.

Nga viktimat, një është lënduar rëndë, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta.

Në njoftimin për shtyp thuhet se situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik të përhapjes së zjarrit.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se burime të konsiderueshme u orientuan dhe një qendër krizash u aktivizua në vendin e ngjarjes.

Eurenco është aktor kryesor në sektorin e mbrojtjes ku zhvillon dhe prodhon materiale shpërthyese për municione ushtarake.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb