Një album që përmban foto të papublikuara më parë të poetit francez Paul Verlaine (1844-1894) dhe të disa të afërmve të tij kapi shifrat e 13 398 eurove në shtëpinë e ankandeve ”Drouot” në Paris.

Ky thesar përfshin dy portrete shumë të rralla të të riut Paul Verlaine, një foto të publikuar ndonjëherë të nënës së tij, Elisa Stephanie Dehée dhe të kushërirës e dashurisë së tij të parë, Elisa Moncomble.

”Këta persona kanë qenë shumë të rëndësishëm për Verlaine dhe për herë të parë ne dimë se çfarë pamje kanë”, tha Laudine de Pas, eksperte dhe agjente përfaqësuese.

Në këto foto të zverdhura shihet poeti i ri, pa mjekër, i ulur me bërrylin e mbështetur mbi tryezë ose më këmbë, me kokën drejt dhe dorën e futur në xhep.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb