Nipi i Brigitte Macron thuhet se ka qenë objektiv i një sulmi brutal, gjetë një demonstrate kundër reformës së pensioneve që u zhvillua në qendër të Amiens, në Francën veriore, pas një interviste televizive të dhënë nga presidenti francez, natën e kaluar.

Autoritetet arrestuan tetë persona, të cilët sipas një burimi policor mbeten në paraburgim. Sipas Jean-Alexandre Tronier, babai i viktimës, sulmuesit ishin gjashtë burra dhe dy gra.

Sipas dëshmisë së tij, djali i tij Jean-Baptiste Tronier, 30 vjeç, u identifikua dhe u vu në shënjestër nga një grup që merrte pjesë në një demonstratë ku protestuesit po përplasnin tenxheret dhe tiganët. Demonstrata të kësaj natyre po zhvillohen prej javësh për të protestuar kundër miratimit të reformës së pensioneve nga qeveria votoi në parlament.

E kanë goditur në kokë, duar dhe këmbë

Sulmuesit e goditën atë në kokë, krahë dhe këmbë, duke sharë “presidentin, gruan e tij dhe familjen tonë”, përpara se të largoheshin kur tre kalimtarë ndërhynë, tha babai i tij për AFP. Me këtë akt agresioni “Kam frikë se kemi kaluar kufirin”, ka komentuar babai i viktimës.

Ai u ankua se ndërsa nuk ka “asnjë lidhje ekonomike” midis fabrikës së çokollatës Trogneux dhe çiftit presidencial, ambientet e saj janë shënjestruar rregullisht në periferi të protestave që kur Macron erdhi në pushtet. Zyra e prokurorit të Amiens nuk iu përgjigj kërkesave të AFP për koment.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb