Mbi 250 000 shtëpi janë ende pa energjia elektrike, ndërkohë që edhe trafiku i trenave është ndërprerë në disa zona si pasojë e erërave të forta deri në 175 kilometra në orë, janë pasojat që po përjetohen në veri të Francës prej stuhisë ”Aurora”.

Sipas ENEDIS, numri më i madh i shërbimeve është ende i ndërprerë në Normandi.

Atje janë dërguar rreth 3 000 teknikë përveç forcës së ndërhyrjes së shpejtë nga EDF, furnizuesi francez i energjisë elektrike.

Rënia e pemëve prishi trafikun hekurudhor gjithashtu në zona të ndryshme të Ile-de-France, rajoni i Parisit, ndërsa në rrjetet sociale imazhet e postuara nga përdoruesit tregojnë rrugët e ndërprera nga trungjet e pemëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb