FRANCË – Babai i Hayat Boumeddiene, terroristes më të kërkuar sot në Francë, nuk arrin dot ta besojë se e bija është përfshirë në një nga sulmet terroriste të ditëve të fundit që tronditën Francën, atë të pengmarrjes në supermarket ku mbetën të vrarë 4 persona.

Muhamed Boumeddiene tregon se ai ishte në xhami kur policia e thirri për ta pyetur dhe kërkuar sqarime lidhur me të bijën, por, ai u shokua dhe nuk arrinte ta besonte se ajo ishte e përfshirë në ato ngjarje.

Sipas tij, vajza ishte “ftohur” me të para një viti, kur ai mësoi se ajo ishte martuar me ceremoni fetare. Pas asaj martese, ajo donte t’i fliste sërish dhe t’i shpjegonte sesi qëndronin gjërat. Madje, kur çifti u kthye në Francë, Muhamed u gëzua, madje shkoi t’i merrte në aeroport, por Hayat nuk u lidh më me të.

Hayat Boumeddiene ishte një nga shtatë fëmijët e familjes. I ati i saj punonte shpërndarës produktesh me një kamion të vogël, kurse nëna i kishte vdekur në vitin 1994, vit kur të gjithë fëmijët u morën nën kujdes nga shërbimet sociale.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb