Bashkimi Europian do të bëjë maksimumin për të përfunduar një marrëveshje tregtare pas-Brexit me Britaninë e Madhe, në fund të vitit 2020, siç e kërkon kryeministri britanik, Boris Johnson, siguroi sot negociatori europian, Michel Barnier.

“Ne do të bëjmë maksimumin”, deklaroi Michel Barnier, në Parlamentin Europian në Strasburg, pa komentuar mbi mundësinë e përfundimit me sukses të një marrëveshje të tillë brenda afatit të lejuar.

Kryeministri britanik, Boris Johnson kërkon të ndalojë ligjërisht shtrirjen përtej vitit 2020 të periudhës së tranzicionit duke pasuar daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian më 31 janar, theksoi sot një burim qeveritar.

“Javën e kaluar, publiku ka votuar për një qeveri që do të realizojë Brexit-in dhe do t’i mundësojë vendit të shkojë përpara. Dhe kjo është saktësisht ajo që ne kemi qëllim të bëjmë këtë javë”, theksoi një burim në ”10 Downing Street”.

“Programi ynë thekson qartë që ne nuk do të shtrijmë periudhën e tranzicionit dhe ligji i ri për aplikimin e marrëveshjes së tërheqjes do të ndalojë ligjërisht për qeverinë të pranojë çdo shtrirje përtej vitit 2020”, shtoi ai.

I zgjedhur me shumicë votash, drejtuesi konservator do të prezantojë të premten në Dhomën e Komuneve ligjin për aplikimin e marrëveshjes së negociuar me Brukselin.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb