Franca ripohoi sot në lidhje me Brexit, se shtyrja e mëtejshme nuk është në interes të askujt, ndërkohë që Gjermania tha se ishte e hapur për një shtyrje të shkurtër teknike të datës së largimit të Britanisë së Madhe nga BE.

“Tani i takon Parlamentin britanik të thotë atë që mendon, nuk është më në dorë të Bashkimit Europian”, deklaroi zëdhënësja e qeverisë franceze, Sibeth Ndiaye.

“Britanikët duhet të japin një përgjigje të qartë, në janë apo jo dakord për këtë marrëveshje dhe prej andej të përcaktohet se cili do të jetë qëndrimi ynë”, vazhdoi ajo.

Sipas saj, një sërë pikash ishin ende në diskutim, duke theksuar se bëhej fjalë për një përpjekje të konsiderueshme nga ana e Bashkimit Europian.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb