Tregjet e aksioneve europiane, të shqetësuara prej disa ditësh, për shkak të përhapjes së koronavirusit, reaguan shumë negativisht sot pas frikës së OBSH-së se tani mund t’i duhet të menaxhojë një pandemi.

“Është kohëzgjatja e koronavirusit dhe pasojat e ngadalësimit në zinxhirin e furnizimit që rëndojnë te bursat”, tha Frédéric Rozier, menaxher në Mirabaud France.

Për shkak të krizës shëndetësore, Banka e Francës njoftoi se ishte e gatshme të zvogëlonte pak parashikimin e saj të rritjes për vitin 2020 në Francë.

Në Rusi, indeksi RTS i Bursës së Moskës, i mbyllur të hënën për shkak të një feste publike, ra me 5,16 %.

Eurostoxx humbi me 2,07 %.

Tregjet europiane përfunduan në vlera shumë të ulëta: Parisi ra me 1,94%, Frankfurti 1,88%, Londra 1,94%, Milano 1,44%, Madridi 2,45%, Bursa Zvicerane 2,19%, Brukseli 2,28%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb